Qindra protestues nga diaspora, të cilët udhëtuan prej disa ditësh nga Londra drejt Tiranës, kanë mbërritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku janë pritur me entuziazëm nga qytetarët.

Autokolona gjatë gjithë ditës së sotme ka udhëtuar në qytete të ndryshme deri në mbërritjen në Tiranë.
Me thirrjet “Rama ik, Berisha ik” ata prej disa minutash janë duke përshkuar rrugët e Tiranës.
Sot do të zhvillohet protesta e 21 mbarëkombëtare, ku qindramijëra protestues do të kërkojnë rrëzimin e qeverisë ashtu si edhe në protestat e tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb