Në emisionin “Kjo Javë”, ish-zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Dilaver Goxhaj, pjesëmarrës në protestën e së premtes në Tiranë në mbështetje të UÇK-së u shpreh i pakënaqur për ngjyrimet politike që mori ky tubim.

Goxhaj tha se Ali Ahmeti erdhi në Prishtinë e Tiranë sepse ka fushatë zgjedhore.

“S’duhet të politizohej ky tubim”, u shpreh ai.

Dilaver Goxhaj: Kosova ka bërë 37 kryengritje, pjesëmarrja ka qenë jo më pak se 9 % e popullit, kurse tek e 37 për faj të politikës as 3 %.

Gjithmonë shqiptarët në politikë përçahet, ndodhi sic tha Fishta. Dhe kjo protestë mori ngjyra partiake. Zoti Ali Ahmeti erdhi në Prishtinë e Tiranë sepse ka fushatë zgjedhore. S’duhet të politizohej ky tubim.

Amerika na mbështeti falë Albright. Pas Rambujesë vuri kusht që pas 3 vitesh ë bëhej referendum. Veteranët duhet të bëjnë tubim që të bëhet referendum e të bëhet basjkim kombëtar pasi sdo të kishte sot gjykatë speciale. Pse nuk e përmendën betimine UÇK.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb