Disa persona janë arrestuar në Durrës, në vijim të protestës së të rinjve që po zhvillohet prej disa ditësh në qytetin bregdetar. Studentë dhe protestues janë mbledhur sërish në rrugët e qytetit, ku kanë nisur marshimin. Gjatë protestës, një pjesë e tyre kanë djegur kosha mbeturinash dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore vertikale.

Tensionet vijnë pas protestës së së premtes, kur studentët u mblodhën para Drejtorisë së Policisë në Durrës, duke kërkuar lirimin e shokëve të tyre të shoqëruar në komisariate pas incidenteve gjatë tubimit.

Gjatë protestës, të rinjtë u bënë thirrje edhe punonjësve të Policisë që të heqin uniformat dhe t’u bashkohen atyre, me argumentin se qeveria, të cilën e akuzojnë për korrupsion, po i vendos përballë fëmijëve të tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: