TIRANË- Avokati i Popullit Igli Totozani, ka reaguar për protestën e zhvilluar sot nga banorët e Kukësit dhe dhunën e ushtruar nga policia. Në një deklaratë për mediat, Totozani dënon dhunën dhe verpimet e ushtruar nga personi civil dhe fton policinë të marrë pasa ndaj këtij punonjësi.

“Avokati i Popullit, Igli Totozani nëpërmjet medias u njoh sot me një video tronditëse ku dhunohen disa banorë, të cilët po protestonin. Avokati i Popullit dënon me forcë dhunën dhe veprimet e ushtruara nga personi civil, që vihet re në video dhe fton organet e policisë dhe të hetimit të marrin masa të menjëhershme ndaj këtij punonjësi”, thuhet në deklaratën e AP.

Totozani shkon më tej me deklaratat e tij dhe thotë se “Punonjës të tillë nuk kanë vend në Policinë e Shtetit”. Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur me iniciativë trajtimin e këtij rasti dhe ditën e nesërme, një grup ekspertësh do të jetë në Kukës për të hetuar ngjarjen.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: