KUKËS-Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar sot për protestat në qytetin e Kukësit. Noka shprehet se dyshja Rama-Meta kërkon të tregojë dhëmbët. “ Denoncoj terrorin e ushtruar nga djemtë e tezes. Duan të tregojnë dhëmbët pasi varfëruan qytetarët. Kjo është një qeveri barbare”- shprehet Noka.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe banorë të Kukësit protestuan sot në qendër të qytetit ku kërkonin falje e kamatë vonesave të energjisë. Nisur nga fakti se për këtë protestë nuk ishte marrë leja e nevojshme, policia e Kukësit ka ndërhyrë duke shpërndarë protestuesit. Ndërkaq, policia e Kukësit ka arrestuar edhe organizatorin e kësaj proteste, Nderim Lushi.

Por pas këtij arrestimi kanë reaguar përfaqësuesit e Shoqërisë Civile të cilët kanë marshuar drejt komisariatit të policisë së Kukësit duke kërkuar lirimin e organizatorit Nderim Lushi. “Policia nuk dha leje për protestën paqësore, madje na provokoi dhe ushtroi dhunë mbi ne. Protesta jonë është paqësore dhe kërkojmë falje për kamatë¬ vonesat”, janë shprehur protestuesit.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: