Një mesazh i fortë vjen nga protesta në Rrjoll, ku banorët e zonës janë kundër ndërtimit të një resorti turistik.

Një prej protestuesve, ish-polic pohoi se banorët nuk janë për dhunë, por për t’u njohur e drejta. Mes të tjerash ai shtoi se rinisë shqiptare i është lënë trashëgimi një vend ku sundon krimi dhe korrupsioni.

“Me vite me radhë në këtë fshat nuk vije dot as me lloj mjeti, as me gomar. Por po të jesh i pushtetit, kriminel, ruhesh me polici. Sot 27 furgona policia sot në Rrjoll. Sot kemi një qeveri dhe një drejtësi, që nuk kapin kriminelin, por merren me qytetarët. Nuk jam me dëmtuar njerëz. Një popull duhet të jetë i revoltuar? Për ça se duan të drejtën. Në moshën time kam qenë i zhgënjyer, se ata të rinj që protestojnë sot, i kemi lënë në harresë. Me shpirt e them, e di se ça është policia. Dilni sot të drejtës. Nuk jam që të shtyhemi, se jam kundër dhunës. Zoti ju ruajt!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: