TIRANE- “Dhuna nuk është kurrë zgjidhje”. Kështu deklaroi ambasadori britanik Duncan Norman lidhur me incidentet që u shoqërua protesta e djeshme në rrugën e Kombit.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ ambasadori theksoi se ishte thellësisht i mërzitur nga ngjarjet në fjalë.

“Thellësisht i mërzitur nga ngjarjes që u shkaktuan dje nga incidenti në autostradën në Kukës. Dhuna nuk është kurrë zgjidhje”, tha ambasadori.

Kujtojmë se gjatë protestës së djeshme qytetarët pasi u konfrontuan me policinë, nisën të qëllonin me gurë, ndërsa blutë hodhën gazlotësjellës. Po ashtu protestuesit shkatërruan dhe i vunë flakën sporteleve të biletave ku do të bëhej edhe pagesa për taksën e Rrugës së Kombit.

Pas kësaj ngjarje policia arrestoi 23 protestues, ndërsa thuhet se 14 policë u plagosën. Arrestimi i protestuesve solli reagimin e qytetarëve të Kukësit por edhe opozitës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: