Sekretari i Partisë së Lirisë dhe deputeti Tedi Blushi, duke dënuar situatën në Vlorë, pasi qytetarët prej ditësh përballen me mungesën e ujit të pijshëm
Blushi thekson se qytetarët janë përballë një emergjencë jetësore të krijuar nga korrupsioni.
Reagimi:
Gjithashtu lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Klevis Balliu i cili ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë.
REAGIMI
Vlora prej katër ditësh është pa ujë, ndërkohë që pushtetarët lahen me shishe vere të Ergys Agasit. Sot, Edi Rama, në podcastin e tij, nuk gjeti as dy minuta kohë për të folur për këtë emergjencë reale që prek mijëra qytetarë. Përkundrazi, u mor me AKSHI-n, me Agasin dhe me Lubinë, sepse halli i vetëm që ka është halli i tij personal.
Kjo është një qeveri që nuk merret me hallet e qytetarëve, por vetëm me një pyetje: si ta shpëtojmë Edi Ramën nga burgu. Shqiptarët janë lënë pa ujë, pa siguri, pa shpresë, ndërsa pushteti është i zënë duke mbrojtur veten. Prandaj Shqipëria ka nevojë për një qeveri tjetër, një qeveri që merret me hallet e qytetarëve dhe jo me hallin e Edvinit.
