Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një prononcim për News254, ka deklaruar se makina e ujit është përdorur për të sulmuar protestuesit paqësor.

Në lidhje me sulmin me molotovë dhe fishekzjarrë, Bardhi u shpreh se kjo është një revoltë e qytetarëve. Ai shtoi se policia ka provokuar protestuesit.

“Ishim në marshim paqësor për tu rikthyer përpara kryeministrisë. I tmerruar ka sjellë punonjës së policisë dhe gjuajtës me ujë. Vila është e ish-diktatorit. Dhe sa herë rikthehen në vëmendje praktika diktatoriale, ka edhe reagim. Por nuk besoj se ka pasur të lënduar. Protesta do vazhdojë dhe nuk do ndalet nga dhuna e policisë. ‘me vrap se po sulmoni serbin…me vrap shkoni te kriminelët’, ka irozizuar Bardhi efektivët e policisë”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb