I ftuar në programin e drekës në News 24, përballë Ola Brukos, gazetari Klevin Muka ka komentuar zërat se brenda protestës mund të ketë grupime që po përpiqen të nxisin përçarje. Muka deklaroi se ka grupime të ndryshme, por qytetarër që kanë dalë në shesh nuk ndikohen dhe nuk largohen nga sheshi pa arritur qëllimin që është rrëzimi i sistemit.
Gazetari tha se protesta po drejtohet në mënyrë horizontale dhe se grupi iniciator nuk ka sens protagonizmi. Muka tha se grupi organizativ përbëhet nga atdhetarë intelektualë.
“Mund të ketë përpjekje të çfaredollojshme për ta përçarë por njerëzit nuk ndikohen. Qëllimi i protestës është rrëzimi i sistemit dhe qytetarët kanë dalë për të qëndruar.
Ka lloj-lloj militantësh të subjekteve të ndryshme që po përpiqen ta tjetërsojnë, por faktori përbashkues është shumë më i madh sesa dëshira për protagonizëm.
Pa dashur të bëj studime antropologjike, shqiptarët janë gjithologë dhe ka një dëshirë për të dalë protagonist, por qytetaria ka dalë në shesh dhe qëllimi është më i madh se egot personale.
Fakti që drejtimi është horizontal, organiztorët kanë marrë përsipër garantimin e protestës deri në arritjen e qëllimit final.
Ka pasur një grup iniciator dhe nuk kanë sens protagonzimi, qëllimi i tyre është arritja e qëllimit. Janë intelektualë, atdhetarë.
Njerëzit aty nuk dalin për individë dhe nuk duhet të kemi formësime të kulteve të reja të individit. Sot qëllimi është më madhor, që drejtimi të shkojë tek ekspertët”, tha Muka.
