Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se opozita do të mbajë protestë para datës 20 shkurt, një datë historike kjo për shqiptarët.
Ai tha se opozita nuk do të heqë dorë nga protestat.
“Ka mundësi që do të përcaktohet protesta. Por do të jetë para datës 20. Nuk heqim dorë nga kjo. Flamujt e partive, ku do të ketë dhe jashtë spektrit të këtyre familjeve, janë një frymëzim dhe jo pengesë. Nëse flamuri i partisë Mundësia ngrihen, e mbështetën atë parti. Po kështu dhe ato të PD-së. Të themi të vërtetën. Nuk është se nuk do të donim të shihnim daljen pa parti të qytetarëve në shesh, por kjo është e rrallë. Pasi nxisin partitë politike. Ndodhi me armët kimike, ku kryesisht adoleshentët dolën dhe regjistruan një kapitull të rëndësishëm në histori. Duhet të gjejmë rrugë më të mira për t’i dhënë fund narko-shtetin.
Nuk më ka shkuar ndër mend që të organizoj protestë para gjykatave. Masa e parë e sigurisë ndaj meje ishte antikushtetuese, dhe ajo do të legjitimohet në Strasburg.”, tha ai.
