Adriatik Lapaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar një sistem të korruptuar.
Gjatë intervistës, Lapaj vlerësoi SPAK për punën e bërë, megjithatë shtoi se është shumë e rëndësishme që drejtësia të funksionojë, por sipas tij duhet edhe të mbështet nga populli.
Gjatë intervistës në emisionin “Oponencë” në News24, Lapaj foli edhe për protestën e organizuar para kryeministrisë, teksa u pyet edhe për ‘vijën e kuqe’ , për të cilën tha se më e rëndësishme është që thyhet ky sistem korruptiv.
“Ky ka blinduar një sistem që projeksionin votën. Këta e kanë projeksionuar, nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Ka votime. Unë e këtë e pashë nga afër. Fali gjobat 3 ditë para zgjedhjeve, duke dhënë bonuse të mëdha. Kur i jep para zgjedhjeve është blerje vote. Po flasim për një qeveri tranzitore me një mandat 1 vjeçar për të organizuar zgjedhje të para demokratike dhe një qeveri që të ketë disa detyra specifike. 3 muaj para zgjedhjeve nuk duhet të jepen legalizime, nuk mund të bësh investime. Nëse qeveria përbëhet nga njerëz që nuk kanë ndikim nga ky dhe asnjë parti politike, ky nuk merr votë vullneti. SPAK është një organizëm që unë e kam mbrojtur. Kam qenë gjithmonë në mbështetje. Drejtësia është korrektuese në një shtet. Sa ministra do hetojë dhe dënojë në vit drejtësia? Drejtësia është një gjë e mirë që të funksionojë, por i duhet ndihma e popullit”, tha ai.
Pyetje: Cila do të jetë Vija e kuqe që do t’ju ndalë dhe a do jeni gati ta kaloni?
“Unë kam pritur që njerëz të ketë edhe më shumë. Por mendoj që shoqëria është e trembur deri në palcë dhe nga ana tjetër një pjesë jo e vogël e shoqërisë është e korruptuar përmes halleve. Ky vend po na ikën duarsh. Nuk bëhet fjalë se kush do bëhet kryeministër. Por bëhet fjalë për qytetarët shqiptarë që shumica prej tyre jetojnë jashtë të kenë të drejtat e tyre”, u shpreh ai.
