Aktivisti Çlirim Haziri, duke folur në protestën e mbajtur para Qeverisë së Kosovës, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara.
Haziri paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë nëse ligji nuk miratohet.
“Nuk do të ketë fushatë për ju, nuk do të ketë tubime për ju. Do t’ju ndjek si hije, sepse kush luan me themelet e këtij kombi nuk ka për të gjetur paqe asnjëherë. Zgjedhja është e juaja: ose votoni ligjin sot dhe e lani faqen tuaj, ose dilni në zgjedhje me vulën e turpit”, deklaroi ai.
Ai shtoi se sheshet e Kosovës do të vijojnë të jenë vendi i protestave ndaj deputetëve që, sipas tij, nuk do ta mbështesin ligjin.
“Sheshet e Kosovës do t’i keni kundër sot e përgjithmonë”, tha Haziri.
