Analisti Erl Murati i ftuar në “News24” analizoi protestën e Partisë Demokratike që u zhvillua një natë më parë. Gjatë intervistës, Murati nënvizoi se protestat janë të mirëpritura, por nënvizon se PD duket se nuk i ka arritur pritshmëritë e saj nga protesta.
Në këtë protestë u pa prezenca e flamujve gjermane e amerikane dhe sipas tij kjo qasje nuk është e duhur. Ai theksoi se partitë politike duhet të heqin dorë nga këto lëvizje sepse nuk e rrit mbështetjen nga populli apo të faktorit ndërkombëtar, ndërsa shtoi se ka shumë kohë që nuk shkelin në PD.
I pyetur lidhur me kandidaturën e Ervin Salianji, Murati tha se ‘Salianji edhe vetë e di që askush nuk ka arritur të rrëzojë kryetarin me votë”.
“Protesta e djeshme ishte në vazhdën e serisë së protestave të radhës së opozitës. Protestat janë të mirëpritura, pra protesta si qëllim në vetvete janë pozitive sepse tregojnë reagimin e publikut, por në raport me pritshmëritë që ka vendosur PD objektivi nuk është i përmbushur. Objektivi i protestave i shpallur është largimi kësaj qeverie, por largimi i Ramës në këto kushte duket i largët. Pra PD kur lajmëron protesta kombëtare mjafton të protestosh në mënyrë paqësore pasi kur shpreh objektiva dhe nuk i realizon mund të marrësh efekt të kundërt”, tha ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, Murati tha se nga pikëpamje politike liderët janë të predispozuar të përdorin një retorikë siç edhe janë dëgjuar me ultimatume për largim apo rrëzim të regjimit edhe pse kjo nuk ka ndodhur.
“Protestës kombëtare një herë në muaj mund të jenë të mjaftueshme dhe nuk ka pse i bën të përjavshme, Por unë besoj që aksioni i opozitës duhet të jetë me një program të besueshëm, me figura përfaqësuese që mos të jenë me dosje të hapura, por me njerëz të rinj. Por po ndodh e kundërta sepse PD jo vetëm që nuk po hapet por edhe po ‘i mbyt’ zërat ndryshe. Nga pikëpamja institucionale ka një bllokim që BE i ka bërë partisë demokratike. Prej vitesh tashmë PD ka lëvizje të njëjta, dhe nuk shoh që në PD të jetë ndezur ndonjë shkëndijë…Për zgjedhjet e ardhshme PD ende nuk duhet e përgatitur”, u shpreh ai, duke shtuar: “Kam frikë se PD është kthyer në një ambient ku uji nuk lëviz. Nëse qëndron në vend dhe tjetri ka ecur para, në mënyrë automatike ti ke ecur pas”, tha ai.
Gjithashtu theksoi se do të ishte më e udhës që Salianji të krijojë një parti të re ku edhe të tregojë veten e tij
“Për Salianjin do them atë që kam thënë, Ervin Salianji po i bie murit me kokë brenda PD. Duam apo jo, PD është parti e Sali Berishës. Pra askush nuk ka mundur me votë të rrëzojë kryetarin. Kujtojmë se në 2005 dha dorëheqjen Fatos Nano që e mori Edi Rama…Pra ka një historik të tillë, historia e pluralizmit shqiptar nuk ka asnjë rast ku ke bërë garë të ndershme me kryetarin dhe e ke mundur. Por edhe Ervin Salianji e di këtë… Salinji ka një armë pro tij, plusi është që ka bërë burg politik. Nga pikëpamje politike u dënua me burg si shenjë hakmarrje ndaj një denoncimi që bëri…Unë nuk besoj që është njeri ishitur te Rama. Dhe minusi I tij I madh është që ai nuk është deputet, nuk është përfaqësues në Parlament. Dhe cfarë bën? Bën takime me qytetarët që ne të flasim për të. Por edhe po të mos jetë Berisha ata që janë aty nuk do ta lënë Salianjin jo vetëm të jetë në PD, por as të mos I afrohet derës.
