Gazetari Osman Stafa i cili po ndjek protestën e thirrur nga shoqëria civile për tragjedinë e ndodhur më 2 gusht në Himarë, raportoi se një pjesë e qytetarëve kanë kërkuar t’u heqin kapelat disa policëve para Ministrisë së Brendshme, por kjo gjë nuk është pranuar nga shumica.
“Ndonëse janë në numër më të vogël se herën e kaluar, protestuesit kanë qenë më agresivë dhe të ashpër në thirrjet e tyre. Te ministria e Brendshme pashë disa tentativa, por që nuk u lejuan, disa persona që tentuan t’u afroheshin dhe u kërkuan punonjësve të policisë të hiqnin kapelet, por nuk u lejuan dhe u bë thirrje të ruhej qetësia e të mos kishte përplasje me policinë”, raportoi gazetari.
