Analisti Enton Abilekaj e ka cilësuar protestën e sotme të organizuar në Tiranë në mbështetje të liderve të UÇK-së si një tubim kundër Albin Kurtit.

Abilekaj tha se manifestimi nuk kishte pjesëmarrje, por protestuesit ishin njerëz të fushatës elektorale të Ogerta Manastirliut.

Sipas tij, nëse tubimi do të kishte qëllim mbështetjen e udhëheqësve të UÇK, sot Shqipëria do të duhet të kishte një vendim për gjykatën Speciale për abrogimin e saj.

“Ne kemi zgjedhje të pjesshme lokale që rëndësinë e ka kryesisht për Tiranën. Ne kemi balotazh në Kosovë, ku VV në 12 nga 17 komuna është në balotazh ku PDK e LDK kërkojnë të kapin sa m shumë, sidomos PDK Prishtinën, ndaj Përparim Rama ishte aty sot se nuk do të ishte kurrë.  Edhe Ali Ahmeti ndaj ishte sot se mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Ai ka dalë keq në sondazhe”, tha Abilekaj.

Enton Abilekaj: E patë postin me Ramën, shpëtimtari I shqiptarëve. Pse s’u mbush sheshi? Nuk kishte entuziazëm, ishin njerëz të marrë nga administrate, një grup veteranësh nga Kosova, pjesë e fushatës elektorale të Ogerta Manastirliut.

Kjo protestë mund të ishte plot, nëse do kishte një vendim të marrë që gjykata Speciale do të abrogohet, kjo do të bashkonte të gjithë dhe nuk do të kishte një prapavijë politike.

Ne kemi zgjedhje të pjesshme lokale që rëndësinë e ka kryesisht për Tiranën. Ne kemi balotazh në Kosovë, ku VV në 12 nga 17 komuna është në balotazh ku PDK e LDK kërkojnë të kapin sa m shumë, sidomos PDK Prishtinën, ndaj Përparim Rama ishte aty sot se nuk do të ishte kurrë.  Edhe Ali Ahmeti ndaj ishte sot se mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Ai ka dalë keq në sondazhe

Edi Rama ka organizuar një marshim kundër Albin Kurtit dhe influencës së tij në trevat shqiptare.

Dhe kjo ishte hapja e fushatës së Ramës kundër Kurtit në trevat shqiptare. Kjo ska lidhje me cështjen shqiptare, ishte thjesht manifestim anti Albin Kurti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb