Ambasada Britanike ka reaguar pas protestës së sotme të Rithemelimit përpara Bashkisë së Tiranës.

Ambasada e Britanisë së Madhe shprehet se skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejleve Molotov nuk kanë vend në demokraci.

“Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit’, thuhet në reagim.

Ambasada Britanike2
Ambasada Britanike2

Reagimi i ambadës britanike në Tiranë:

1/2 Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.

2/2 Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb