Një banor i Rrjollit, që është kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e Velipojës, është bërë pjesë e protestës para Kryeministrisë.

Ai tha se vendi duhet të drejtohet nga të rinjtë dhe jo nga xhaketat e vjetra.

“Nuk ju flas si diplomat, apo si drejtues ambasade, por jetoj në një vend, ku thuhet; pse nuk duhet të marrim mendim nga të tjerët. Ne jetojmë çdo ditë plagët. Lufta me ne na është shpallur nga vëllezërit tanë që qeverisin. Ne kemi gabuar rëndë, se menduam se iku sistemi i telave me gjemba. I drejtohem çdo shqiptari, protestat e mia janë nga 90 e deri më sot. Jam goditur çdo ditë, se jam dëmtuar. Kemi qarë shumë, e vazhdojmë. Faleminderit shumë o rini. E di që kemi përballë një organizatë kriminale. O qytetarët e mi, unë jam një i zhgënjyer, jam dorëzuar me vetëveten. Dua njerëzillik, dhe dua që të drejtojnë të shkolluar dhe jo xhaketat e vjetra. Po na fusin në vëlla vrasje, me policinë, na fusin në konflikt me të. Ju rini, zoti ju bekoftë, jeni shpresa e këtij vendi.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: