TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas situatës së fundit të krijuar në protestën e opozitës. Kreu i Shtetit bën thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe evitimin e konfrontimeve, ndërsa ndjek me shqetësim zhvillimet.

“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve”, bëhet me dije nga Presidenca.

Deri në orën 13:30 protesta ka vijuar e qetë por më pas ka pasur konfrontim mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë tek parlamenti, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës disa herë si dhe me ujë.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb