Të paktën 11 persona u vranë dhe më shumë se 3,500 u plagosën në qytete të ndryshme të Iranit mbrëmë në protestat e shpallura nga aktivistët gjatë festës Charshanbesuri, një festë tradicionale në natën para të mërkurës së fundit para Vitit të Ri iranian. Kështu deklaroi Jafar Miadfar, kreu i Organizatës Kombëtare për Emergjencat Mjekësore, duke folur në një fjalim në televizionin shtetëror për aksidentet e ndodhura gjatë festimeve.

Festa konsiderohet pagane nga shumica dërrmuese e klerit shiit dhe shefi i policisë kishte bërë të ditur se e konsideronte ngjarjen “të rrezikshme”. Gjatë festimeve, shumë njerëz protestuan kundër qeverisë në qytete të ndryshme, duke përfshirë Teheranin, Isfahanin, Rashtin dhe Saqqezin.

Protestat në këtë shtet nisën pas vdekjes së Mahsa Amini, 22-vjeçares me origjinë kurde që humbi jetën pasi u arrestua nga policia sepse ajo nuk e mbante si duhet shaminë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: