Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në protestën e sotme vendosi përpara Kryeministrisë çadër.
Ndërkohë policia ka shkuar dhe ka hequr karriget dhe çadrën e vendosur. Edhe pse qytetarët aty kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke mos lejuar heqjen e çadrës.
“Policia vjedh gjithçka i del para. Një pjesë e drejtuesve të tyre janë të lidhur me krimin. E kemi parë se si ata shkarkohen…Cdo punonjës i ndershëm kudo ku më takon më thonë na kanë marrë peng bandat. Këta vijnë si hiena marrin çfarë u del para”, tha ai.
