TIRANE

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje protesta e opozitës para parlamentit. Policia ka hedhur gaz lotsjellës disa herë në drejtim të protestuesve.

Gjatë kohës që protestuesit janë larguar në drejtim të Rrugës së Elbasanit për t’i shpëtuar gazit lotsjellës dhe në shenjë revolte kanë thyer xhamat e makinës së shefit të Trafikut Urban në Tiranë, Taulant Gjoka.

Makina ishte parkuar afër parlamentit, ndërsa i janë thyer xhamat në pjesën e përparme sic shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: