Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë marrë vendimin për të ndryshuar lokacionin e protestës.
Turmat e mëdha të protestuesve kanë nisur të marshojnë dhe të vendosen në sheshin kryesor të kryeqytetit, në Sheshin “Skënderbej”.
Edhe pas zhvendosjes në qendër të Tiranës, tensioni dhe vendosmëria e pjesëmarrësve ka mbetur e lartë. Thirrjet e qytetarëve kanë vijuar me të njëjtat tone të ashpra, ku kryefjalë mbeten:
-Mbrojtja e territorit shqiptar nga vendimmarrjet e qeverisë.
-Kërkesa e prerë për dorëheqjen e kabinetit qeveritar të udhëhequr nga Edi Rama.
Marshimi drejt Sheshit “Skënderbej” shënon një tjetër moment kulmor të këtij tubimi, ku qytetarët po tregojnë qëndrueshmëri duke mos u larguar edhe pas orëve të tëra në këmbë.
