Një burrë, që studentët dyshojnë se ishte inspektor në civil, u filmua duke mbajtur pistoletë gjatë protestës në Beograd. Në video shihet se ai kishte shenjën e policisë rreth belit dhe lëvizte mes ndërtesave me armën në dorë.

Studentët e FON-it thanë në rrjetin X se inspektorë civilë kishin hyrë në disa pallate në Novi Beograd dhe Zemun, ku nxorën armët dhe tentuan t’i sulmonin. Sipas tyre, disa u arrestuan, ndërsa të tjerë u strehuan në apartamente.

Policia përdori gaz lotsjellës, bomba zëri dhe të shtëna topash për të shpërndarë protestuesit që lëviznin drejt Zemunit. Pas ndërhyrjes, forcat policore u tërhoqën drejt rrethrrotullimit para Bashkisë së Novi Beogradit, ndërsa demonstruesit kishin kaluar nga Stari Merkator drejt Zemunit.

Një tjetër incident ndodhi rreth orës 22:30, kur policia përsëri hapi gaz lotsjellës. Në Bulevardin Mihajla Pupina ishin të pranishme forca të shumta policore dhe automjete të MUP-it, ndërsa zonën e trondisnin të shtëna dhe piroteknikë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb