Parisi do të ndalojë transportin për të gjithë autobusët dhe tramvajet pas orës 21:00, për të dytën ditë radhazi.

Autoriteti i transportit publik i Île-de-France, rajoni më i populluar i Francës që përfshin kryeqytetin dhe rrethinat e tij, deklaroi se “të gjithë tramvajet dhe autobusët në Île-de-France do të ndalen në mbrëmje jo më vonë se ora 21:00. Kjo masë do të rinovohet çdo mbrëmje deri në një njoftim tjetër”.

Transporti publik gjithashtu anulohet pas orës 19:00 në Marsejë dhe orës 20:00 në Lyon, të dyja sipas kohës lokale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: