Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një protestë e fermerëve në Bruksel, duke thënë se ajo duhet të shërbejë si shembull se si duhet protestuar në Shqipëri.

Ai u shpreh se fermerët në Shqipëri janë në mjerim dhe totalisht të pambështetur, gjë që po i bën të largohen nga vendi për të mbijetuar.

“Protesta e fermereve ne Bruksel, mesim se si duhet protestuar ne Shqiperi!
Pamjet ne VIDEO jane nga Brukseli perpara nderteses se BE pas protestes se fermereve dy dite me pare.
Fermeret protestuan shume shume fort duke mos i lejuar zyrtaret e Brukselit as qe te hynin ne zyrat e tyre, pervecse ndezen zjarre dhe leshuan gjithshka mbi ndertesat e Keshillit Europian dhe Komisionit Europian.
Kjo proteste ka tronditur te gjithe Europen dhe te gjitha Qeverite, qe kane bere veshin e shurdher ndaj kerkesave te drejta dhe mbijeteses se fermereve.
Ne Shqiperi fermeret jane ne mjerim, totalisht te pambeshtetur dhe po largohen nga vendi per te mbijetuar.
Zyrtaret e huaj ne Shqiperi kane qare e larë, dhe bene deklarata shume te forta edhe per nje cope kerpudhe porcelani ne oborrin e Kryeministrise gjate protestave te opozites dhe qytetareve.
Ndersa protestat ne vendet me te pasura e me demokratike te Europes jane normalitet, keta zyrtare te huaj ketu ne Shqiperi predikonin dokrra demagogjike te influencuara nga diplomacia e havjarit ( diplomacia e korruptuar) per protestat e opozites.
Protestat e drejta, te forta dhe te rrepta kunder korrupsionit dhe mafies qeveritare ne Shqiperi jane shpetim per qytetaret dhe per vendin, qe po shpopullohet dhe po plackitet pa pushim nga kjo narkoqeveri e kalbur dhe e inkriminuar e Rames dhe bandes se hajduteve perqark tij”, shkroi ai në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb