Qeveria e Perusë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytet, Lima dhe tre rajone të tjera pas javëve të protestave kundër Presidentes Dina Boluarte që kanë marrë të paktën 42 jetë.

Masa, në fuqi do të jetë për 30 ditë dhe autorizon ushtrinë të ndërhyjë për të ruajtur rendin dhe pezullon disa të drejta kushtetuese si liria e lëvizjes dhe grumbullimit.

Më shumë se 100 postblloqe, të vendosura nga protestuesit për të penguar trafikun, u vendosën në të gjithë Perunë të shtunën, kryesisht në jug, e cila ka qenë epiqendra e protestave, si dhe rreth Limës.

Nën valën e protestave, më shumë se 100 postblloqe janë vendosur nga proytestuesit për të penguar trafikun.

Demonstratat masive antiqeveritare shpërthyen fillimisht në fillim të dhjetorit, pasi presidenti i atëhershëm Pedro Castillo u rrëzua nga detyra për përpjekje për të shpërndarë Kongresin dhe për të sunduar me dekret, duke kërkuar të parandalonte një votë për shkarkimin e tij.

Mbështetësit e Castillo-s kanë marshuar dhe kanë barrikaduar rrugët rreth vendit të Amerikës së Jugut duke kërkuar zgjedhje të reja dhe largimin e Boluartes.

Peruja është përballur me paqëndrueshmëri politike në vitet e fundit, me Boluarte personi i gjashtë që mban presidencën në pesë vjet.

Castillo, i cili po hetohej për disa raste mashtrimi gjatë mandatit të tij, është lënë në paraburgim për 18 muaj, i akuzuar për rebelim.

Ditën e premte, ligjvënësi i opozitës Susel Paredes ka deklaruar se koha po mbaronte për Boluarte dhe se dorëheqja e ministrit të punës, Eduardo Garcia, të enjten ishte “fillimi i fundit” për presidentin.

Deri më tani dy ministra të tjerë dhanë dorëheqjen, ai i ministrisë së brendshme dhe ministrisë së grave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb