Nga Berati, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS në këtë qytet, kryesocialist, Edi Rama reagoi për protestat që po mbajnë qytetarët në Tiranë për çështjen e ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Gjatë fjalës së tij ai tha se këto 2-3 ditë kanë qenë të vështira për të, për baltën e akuzave që i janë adresuar nga votuesit e tij.

“Çfarë duhet të bëjmë më shumë? Arrestimin e punonjësit të policisë private. Shkarkimin e drejtorit dhe zinxhirit drejtues të policisë së Vlorës. Çfarë duhet të bëjmë më shumë?! Nga ana tjetër, ky është një moment tjetër për të kujtuar se sa herë jemi nisur të bëjmë gjera më pak të zakonshme, jemi hasur në kundërshtira. Por këto nivel gënjeshtrash, manipulimesh. Nuk na kanë baltosur vetëm ne, por dhe familjet tona. Kjo nuk është vetëm ankesë, por sa më lartë të jesh në piramidë, aq më shumë baltë do të marrësh. Unë e kam duruar baltën, jam mësuar me shijen e saj, nuk më bën përshtypje. S’jam mësuar kur balta bie mbi gruan, fëmijët, mbi kockat e prindërve të mi. Por gjithmonë e konsideroj si pjesë të pandashme, se nuk kemi gjë në dorë ne. Deri dje i kishim përballë, sot i kemi shumë pas. Ky është pjesë e privilegjit që më keni mbajtur në zyrë. Këto 2-3 ditë kam kuptuar se balta dhe akuzat e atyre që më kanë votuar, është e vështirë që t’i përballoj, e pranoj. Sepse përtej të gjitha fjalëve, pretendimeve, e akuzave, e përrallave, lidhur me mua, unë një gjë jam i sigurt, si Mangalemi që është pas meje, por unë nuk ju tradhtoj kurrë. Nuk jam më këtu si në fillimet e kësaj rruge, ku patjetër kisha atë ndjesinë e të qënit në një zyrë që është më e larta e vendit, kisha dhe unë atë pjesën e flirtit me pushtetin. Çfarë të jep pushteti, në kuptimin e gjerave që sheh, e duartrokitjeve që merr, i kisha këto. Nuk i kam më. Jam këtu në këtë detyrë për një bindje të madhe. Është momenti historik që e ka sjellë Zoti, fati, puna jonë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: