Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se është pranuar kërkesa e studentëve për zgjedhje të parakohshme. Megjithatë lideri serb është treguar I bindur se zgjedhjet do të fitohen sërish nga shumica në pushtet.

“Do të shkojmë në zgjedhje vitin tjetër, ata thjesht nuk do të jenë të kënaqur me rezultatet. Do t’i mposhtim me forcën dhe dashurinë tuaj, ne jemi gjithmonë më të fortë se urrejtja e tyre”, tha Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se opozita kishte humbur pesë zgjedhje dhe se do të humbisni në të gjitha zgjedhjet në vijim.

“Detyra jonë është të mos i trajtojmë kurrë ashtu siç donin të na trajtonin ata. Ata na donin të vdekur, të poshtëruar, të larguar nga vendi. Ne i duam këtu në vendin tonë, të jetojnë me ne, t’i dëgjojmë. Të flasim me ta, por të respektojmë rregullat demokratike dhe të sigurohemi që kushdo që fiton shumicën të ketë të drejtën të qeverisë vendin, jo kushdo që mendon se mund të djegë qytetet tona, kanë djegur gjithçka mjaftueshëm. Ju keni shkatërruar gjithçka që keni arritur. Ne të gjithë do të luftojmë së bashku që një Serbi e mirë të fitojë… Ne ua shpëtuam fytyrën, shpëtuam Serbinë. Jam krenar për ju që u sollët kështu, që nuk patët asnjë viktimë. Shikoni sa dhjetëra të vdekur ka, për shembull, në protestat e jelekëve të verdhë në Francë. Sa zyra partie shkatërruan. Ata rrahën njerëz kudo që shkuan. Falë durimit dhe dashurisë suaj për atdheun, askush nuk u vra. Ky ishte viti më i vështirë për mua. Dëgjova gënjeshtra të tilla, mbi një mijë thirrje në ditë për të vrarë anëtarët e familjes sime”, tha presidenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb