Pedagogu në Universitetin Bujqësor, Lush Susaj ka deklaruar se protesta e tyre nuk po masivizohet për shkak të frikës dhe presionit që po ushtrohet ndaj tyre për heqjen nga puna të familjarëve e fëmijëve të tyre.

Pedagogu u shpreh ndër të tjera në “Panorama e Mëngjesit” se njerëzit e kuptojnë situatën, por nuk reagojnë sepse kanë frikë.

Susaj tha se situata ka ardhur duke u agravuar, por “nuk shtyhet më“, dhe bëri thirrje:
“Mos i lini universitetet publike me degradu se do jetë e pamundur për t’i ringritur”.

“Protesta është fat i madh, ku ka protesta ka zhvillim por dhe nëse për shkak të frikës e deri diku në një atmosferë diktatoriale nëse s’ka rezultat protesta tregon se është një shoqëri e gjallë, ka shpresë.
Shyqyr që ka protesta, problemi është që nuk po masivizohet për shkak të një presioni të jashtëzakonshëm mbi stafet pedagogjike.
Varfëria në nivele ekstreme, luhet me kafshatën e bukës, profesorit i thuhet mos dil në protestë se të heq gruan e fëmijën nga puna.
Kolegët na thonë nuk flasim dot nuk vijmë dot se na heqin gruan e fëmijën nga puna.
Një situatë shpellë e zezë konspiracioni ku vidhet, dhunohet, frikësohet, shoqëria mbahet nën tutelën e frikës me ato gjërat e nëndheshme.

Ti që flet nuk merr projekte, nuk do bësh studime e ekspertiza, mos trokit në dyert e administratës se nuk do të hapen. Ky mekanizëm frike është ringjallur.

Njerëzit po kanë frikë me reagu, por jo se nuk e kuptojnë. Pse po ikin rinia shkollore jashtë, se këtu nuk marrin profesione studentët dhe e dyta edhe nëse arrijnë me marrë gjysmë profesioni jeta studentore këtu është shkatërruar, ua kanë nxirë jetën rinisë studentore.

Kur e kren vendin në këtë varfëri e sistem frike, duhet falenderu Zotin që e kuptojnë e protestojnë. Mos i lini universitetet publike me degradu se do jetë e pamundur për t’i ringritur.

Kjo situatë ka ardhur duke u agravuar por nuk shtyhet më. Ne që protestojmë i themi qeveritarëve hapni sytë ne s’kemi asnjë hall personal, ne jemi njerëz që s’ja kemi vjedh 100 lekë të vjetra shtetit e asnjë shqiptari.

Po kërkojmë paga dinjitoze për profesorët. Ne kërkojmë demokratizimin e universiteteve, të dëgjohet fjala e profesorëve, të bëhet transparencë fondesh.
Jo në shpella të konsipracionit dhe korrupsionit universitetet janë shtëpitë e lirisë për studentët e profesorët e jo për piramidat autokratike.
Kjo e shpëton universitetin, reagimi, jo heshtja. Studenti është i masakruar”, tha ai.

Susaj ka shpërthyer ndaj qeverisë dhe është emocionuar kur kujtoi momentet që ka larguar të birin nga Shqipëria, të përgatitur, “me 5 gjuhë të huaja dhe me para borxh”, pasi sipas tij, e dinte që në Shqipëri nuk do gjente punë as për 100 vite. Kjo pasi babai i tij ka reaguar ndaj atyre që sheh si padrejtësi.

Ai tha se qeveria po sillet si “zuzarët e komunizmit”.
“Largova djalin se mbaroi këtu dhe e dija që as për 100 vjet djali im nuk do zinte punë dhe pse ishte talent.
Kur e kam larguar me pare borxh e largova me 5 gjuhë të huaja, më vjen dhumë keq se ai nuk do kthehet kurrë më këtu, e unë këtu e mbyll me Shqipërinë, me zuzarët e komunizmit, me ringjalljen e kësaj ndyrësie, sic është larguar djali im të gjithë janë larguar.
Edhe ata që luajnë domino në Tiranë e shesin votën çdo 4 vjet, të gjithë i kanë fëmijët jashtë, sot shoh pleq që vdesin e i gjejnë pas 3 ditësh.
I bëj thirrje shqiptarëve ‘mos’, unë nuk kam çfarë humbas më këtë piramidë të ndyrë autokratike nëpër universitete shkollat duhet ta heqin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb