Tre muaj nga vdekja e George Floyd, çështja e Jacob Blake ka ndezur edhe një herë protestat kundër racizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përshirë të gjitha sportet dhe yjet e tij. Të parët që bojkotuan ndeshjen ishin basketbollistët e Milëaukee. Vetëm pak minuta nga nisja e sfidës së pestë në play-off e NBA, Bucks vendosën të mos zbrisnin në parket kundër Orlandos. Ky gjest kishte një efekt domino, duke sjellë pezullimin e ndeshjeve të tjera të mbrëmjes në NBA.

Një vendim ky pa precedent, pas ngjarjes në Ëisconsin, ku 29 vjeçari Jacob Blake u qëllua me shtatë plumba nga një polic, duke mbetur I plagosur rëndë. Protestave që nisëm më pas I janë bashkuar yjet e sportit dhe jo vetëm nga NBA, pasi janë pezulluar ndeshje të baseboll dhe futbollit, pasi lojtarët refuzuan në zbrisnin në fushë.

Egzcqyjxgaalg6m
Egzcqyjxgaalg6m

E njëjta gjë ka ndodhur me golfin, teksa nuk ka pranuar në luajë ndeshjen e saj në SHBA as Naomi Osaka. Kampionia japoneze e tenisit ka shpjeguar zgjedhjen e saj me një postim në rrjetet sociale. “Përpara se të jem atlete, jam një grua me ngjyrë”, ka shkruajtur ajo.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: