Gjykata e Lezhës la të lire 5 personat e arrestuar të premten, në lidhje me protestën e zhvilluar në Mirditë ku u bllokua për 60 minuta rruga e kombit në afërsi hyrje të Rrëshenit.

Në seancën e zhvilluar me dyert të mbyllura, gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj dhe vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb