Kryeministri bullgar Rosen Zhelezkov ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ai njoftoi vendimin pas javësh protestash kundër politikave ekonomike të vendit dhe asaj që protestuesit e quajnë dështim të qeverisë për të luftuar korrupsionin.

Zhelezkov njoftoi dorëheqjen në një fjalim televiziv disa minuta para një votimi të planifikuar në Parlament për një mocion mosbesimi kundër qeverisë.

Dorëheqja vjen pak para se Bullgaria t’i bashkohet Eurozonës më 1 janar. “Ky është momenti i duhur për të dhënë dorëheqjen. Bullgaria duhet të jetë pjesë e vendeve evropiane që po ndërtojnë Unionin. Le ta përfundojmë ciklin e integrimit tonë evropian me eurozonën. Ne premtuam stabilitet makroekonomik dhe e arritëm atë, me një rritje të paparë të të ardhurave. Ne do të zbatojmë kuadrin fiskal për vitin 2025. Ne propozuam një buxhet për mbrojtjen sociale për vitin 2026 – një rritje të fuqisë blerëse. Duhet të tregojnë se cili duhet të jetë profili i qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2026.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb