Ndërsa protestat pro-imigracionit vazhdojnë në Kaliforni, të cilat janë përhapur edhe në qytete të tjera në SHBA, Trump sulmon autoritetet lokale.

“Nëse nuk do të kisha dërguar trupa në Los Angeles, ai qytet do të ishte në flakë tani, njësoj si 25,000 shtëpitë e rrafshuara nga një guvernator dhe kryetar bashkie i paaftë” – tha Trump.

Presidenti amerikan po i referohet Gavin Neësom dhe Karen Bass, duke i sulmuar gjithashtu ata për vonesat në rindërtim pas zjarreve. Përleshjet midis protestuesve dhe forcave të rendit vazhdojnë.

Ndërkohë, Komanda Veriore e SHBA-së njoftoi se 700 marinsat mbërritën “në zonën metropolitane të Los Angeles” sot, raportoi The New York Times. Një zëdhënëse e komandës, Becky Farmer, tha se nuk mund të jepte detaje të mëtejshme rreth vendndodhjes së tyre specifike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb