Ish-deputeti i PS, Arben Malaj, e cilësoi Rilindjen si segment të MJAFT-it, lëvizje e drejtuar vite më parë nga ish-kryebashkiaku Erion Veliaj.

Malaj tha se aksionet politike në Kuvend, bilbilat në parlament, bllokimin e rrugëve në sezon turistik, i ka sjellë Rilindja.

“I kam kundërshtuar të gjitha. Mosbindje civile e solli MJAFT-i si koncept që opozita duhet ta përdorte. MJAFT është pikë e zezë në politikën e vendit. Ja kam thënë dhe Berishës në një darkë, na kishin ftuar disa miq para ca kohësh”, tha ish-ministri i Financave në kohën e qeverisjes së majtë drejtuar nga ish-kryeministri i ndjerë socialist, Fatos Nano.

Arben Malaj: Protestat në parlament i nisi Rilindja, bilbilat në parlament, bllokimin e rrugëve në sezon turistik, që i kam kundërshtuar të gjitha. Mosbindje civile e solli MJAFT-i si koncept që opozita duhet ta përdorte.

MJAFT është pikë e zezë në politikën e vendit. Ja kam thënë dhe Berishës në një darkë, na kishin ftuar disa miq para ca kohësh.

Nano u vu përballë opozitës agresive të Berishës, financimit ndërkombëtar financiar të MJAFT, mbështetje me militantë nga PD. Suporti më i madh i gjithë kësaj lufte kundër Nanos, ishte Rama dhe MJAFT është futur ndryshe nga këshillat. MJAFT si subjekt elektoral ka marrë 0.6%. ata ishin të paduruar për pushtet. MJAFT ishte investim, sot pjesa më e madhe e qeverisë së Ramës janë nga MJAFT. Dhe ku është kontributi i tij?

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb