TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita e bashkuar nuk do të ndalet së protestuari gjatë gjithë javës.

Basha tha se opozita nuk ndalet deri në rrëzimin e Ramës. Ai shtoi se duhet që të dënohen ata persona që kanë dalë në përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ndërsa nënvizoi se zgjedhje më datë 30 qershor nuk do të ketë.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “News 24” se ashtu siç e bëri me dije zoti Basha, do të ketë protesta gjatë gjithë javës. Basha u shpreh u vendosur se zgjedhje më datë 30 qershor nuk do të ketë. Ai shtoi se duhet të dënohen blerësit e votave.

Do të ketë mbledhje në Grupin Parlamentar të PD për të marrë vendim nëse do kemi protestë kombëtare ose protesta të vazhdueshme,

(d.xh/Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb