Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur nga gazetarja Klodian Lala në lidhje me mos marrjen pjesë të PD në protestat e mbajtura për masakrën mjedisore të ndodhur në Elbasan, u shpreh se nuk mund të jetë pjesë e një tubimi ku nuk janë të ftuar.

Sipas tij, edhe mbajtja e protestave ka rregulla, dhe se merita duhet t’u lihet atyre që e organizuan.

“Opozita shqiptare e ka denoncuar nëpërmjet eksponentëve ose drejtuesve më kryesorë të Elbasanit, janë denoncuar në media në mënyrë të përsëritur nga Blendi Himçi, Tomorr Alizoti.

Nëse dikush organizon një protestë dhe ftohesh, duhet të shkosh, i paftuar nuk mund t’i marrësh protestën të tjerëve. Ka rregulla. Meritën duhet t’ua lësh atyre që po e mbajnë.

Eksponentë të PD apo vetë PD ka bërë në SPAK me dhjetëra denoncime dhe ka denoncuar disa herë djegësin e Elbasanit, por ky institucion është institucioni i amnistisë së krimeve të rënda mjedisore. E vetmja gjë që nuk themi dot është që PD nuk ka bërë padi”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb