Familja e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili ka gati 9 muaj që po mbahet në paraburgim në Serbi, ka paralajmëruar organizimin e një proteste paqësore ditën e nesërme në sheshin kryesor të Prishtinës.

Në njoftimin dërguar për mediat, familja Spahiu ka theksuar se qëllimi i protestës është që të ngrihet zëri kundër padrejtësisë, si dhe të kërkohet reagim më nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare për lirimin e Arbnorit.

“Kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrenë zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj,” thuhet në thirrjen publike të familjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb