Sot është protesta e 44-të me radhë para kryeministrisë, me protestuesit që kërkojnë largimin e qeverisë Rama. Një protestues u shpreh se populli nuk do dorëzohet, deri në arritjen e objektivit final.

Gjithashtu, ai i dërgoi një mesazh pensionistëve, ku u kërkoi të mos pranojnë lek.

“Mirëmbrëma Shqipëri. Jam bërë plot 44 ditë që mblidhemi në këtë shesh, dua që gjithësecili t’i japë një duartrokitje vetes për forcën, dëshirën dhe qëllimin. Kjo qeveri nuk ka ndërmend të dorëzohet, por edhe ne e kemi një mesazh, nuk kemi ndërmnd të dorëzohemi.
Po, është e vërtetë, shumë prej nesh janë të zhgënjyer dhe të lodhur. Secili ka ardhur për një kauz legjitime. Historia nuk i mban mend popujt që u dorëzuan, por ato që u çuan. Pensionista, ju lutem mos u gënjeni me pak lek”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb