Pas largimit të vazhdueshëm të protestuesve të Partisë Demokratike nga sheshi para Kryeministrisë, kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është rikthyer në ambientet përpara godinës së Kryeministrisë së bashku me disa aktivistë të partisë së tij.
Lapaj dhe aktivistët e tij kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme ditore para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes së tij.
Lapaj ka theksuar se qëndrimi i tij dhe i aktivistëve është i palëkundur, dhe se protestat përpara Kryeministrisë janë një formë e vazhdueshme e kërkesës për llogaridhënie dhe përgjegjësi nga ana e qeverisë.
Sakaq, ai u shpreh edhe kritik për protestën e PD-së, duke deklaruar se priste që protestuesit të qëndronin në shesh, por theksoi se ai dhe aktivistët e Shqipëria Bëhet do të mbeten aty.
