Një përplasje e ashpër është shënuar në Bashkinë e Tiranës mes protestuesve dhe efektivëve.

Protestuesit kanë hedhur gurë e sende të tjera në drejtim të Bashkisë.

Policia, për të shpërndarë protestuesit, kanë hedhur gaz lotsjellës.

Efektivët janë përpjekur që të ndërhyjnë fizikisht dhe të neutralizojnë studentët.

Më tej, protestuesit shkuan drejt selisë të Partisë Socialiste. Pas tyre shkuan efektivët, të cilët nuk kanë lejuar që të preket godina e PS-në.

Efektivët hodhën shumë gaz lotsjellës, duke shpërndarë studentët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb