TIRANË

Vetëm pak minuta diferencë nga largimi i kryeministrit Edi Rama nga Kryesia e Kuvendit për në Kryeministri nga mbërritja e protestuesve.

Protesta është zhvendosur tek Kryesia e Kuvendit, ku kreu i PD-së Lulzim Basha tha se dorëzohen njëherë e mirë mandatet, ndërsa policia ka mbyllur dyer për të mos lënë protestuesit të hyjnë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi live për “BalkanWeb” se një numër i madh protestuesish ndodhen rreth e rrotull Kryesisë së Kuvendit, ku edhe policia është bërë gardh për të mos lënë protestuesit të hyjnë apo të dëmtojnë institucionin. Protestuesit kanë hedhur dhe fishekzjarre e shashka në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama sipas raportimeve të gazetarëve ndodhet në Kryeministri pas takimit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Protestuesit vazhdojnë të thërrasin “Rama ik!”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb