Protestuesit vazhdojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.

Me thirrje të vazhdueshme antiqeveritare, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

“Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama o legen, gjthë Shqipëria të urren”, janë disa nga thirrjet e tyre.

Më tej, thirrën edhe “Poshtë diktatura”, “Arrestoni Ramën”, ndërsa kanë mbuluar gjithë rrugën e zonës së ish-Bllokut.

Protestuesit bënë thirrje edhe kundër oligarkisë dhe bashkëpunimit mes pushtetarëve dhe krimit.

Protesta e 115 ndodh në ditën, kur ka plasur një skandal i madh në dosjen e AKSHI-t. Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie nga SPAK për përkrahje të Ergys Agasit dhe për shpërndarje të sekretit hetimor.

Kontrolle u bënë edhe në shtëpinë e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ky i fundit u thirr edhe në SPAK.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: