Mesazhe të fuqishme erdhën nga një protestues, i cili nga bulevardi Dëshmorët e Kombit kërkoi jo vetëm dorëheqjen e Ramës dhe të Berishës, por edhe konfiskim pasurie. Ai tha se protestuesit nuk do të tremben, deri në shkatërrimin e bandës kriminale.
“Konfiskim pasurie për Ramën dhe Berishën. Këta maskarenj na kanë mashtruar dhe na kanë vjedhur. Të vinë të gjithë nga jashtë. Mbahuni dhe pak ditë. Ju premtoj se do ta shkatërrojmë bashkë me bandën kriminale. Mos u dorëzoni. Na morën plazhet, territoret, shkollat, spitalet. Ca na ngelen neve o vëllezër? Rama jepe dorëheqjen! Nuk fitohet me gjatësi kjo punë! Jepe dorëheqjen.”, tha ai.
