Media britanike Sky News ka ndarë një intervistë nga Teherani, e cila ka ngritur alarmin për sigurinë e protestuesve që mund të ngrihen në Iran.

Sipas një deklarate nga një mjek në kryeqytetin iranian, fundi i regjimit islamik nuk është në fundin e ciklit të tij, pavarësisht sulmeve të SBHA-ve dhe Izraelit.

Ai tregon se në rrugët e Teheranit ka prani të shtuar të milicive të regjimit, të cilat kanë paralajmëruar kundër protestave ndaj regjimit.

Po ashtu këto milici kanë paralajmëruar se “protestuesit mund të vriten lehtësisht”.

Ai shpjegon se si “njerëzit e zakonshëm tani po qëndrojnë në shtëpi sepse mendojnë se ky është vendi më i sigurt për të qëndruar”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb