Atmosfera në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka arritur kulmin, ku mijëra protestues sapo kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë, duke “ndezur” Tiranën me një revoltë masive.

Brohoritjet e qytetarëve kanë pushtuar sheshin, ndërsa thirrjet “Rama ik!” dhe “Jep dorëheqjen!” po dëgjohen fuqishëm në të gjithë perimetrin e institucionit.

Me flamuj kuqezi në duar, protestuesit kanë krijuar një kordon të madh përpara selisë së ekzekutivit.

Qytetarët shprehen të vendosur për të mos u larguar, duke e cilësuar këtë moment si pikën e kthesës kundër kabinetit qeveritar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb