SHKODËR

Protestues të shumtë opozitarë janë mbledhur në Shkodër, duke bllokuar qarkullimin drejt Veriut. Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit kanë bllokuar rrugët ndërsa lëvizja e makinave bëhet nga një aks tjetër. Të pranishme janë edhe forcat e policisë.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi se protestuesit kërkojnë largimin e Edi Ramës, ndërsa kërkojnë qeveri tranzitore. Protestuesit kanë thirrur në korr: “Rama ik, Rama ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” etj.

Opozita e bashkuar ka lajmëruar se për dy orë do të mbajë të bllokuara akset kryesore nacionale në vend si pakënaqësi ndaj qeverisjes të drejtuar nga Edi Rama.

(d.xh/Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb