Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, pasi protestuesit rrethuan sërish sot Parlamentin dhe prej 33 ditësh i kërkojnë dorëheqjen.
Kreu i qeverisë shprehet se protesta e bukur e qytetarisë dhe atdhedashurisë është zëvendësuar nga filmi i vjetër i konfliktit dhe sherrit politik.
Reagimi i Ramës
Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik

