Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se është pro protestave të qytetarëve dhe mendimeve ndryshe të tyre, ndërsa kërkoi transparencë për çështjen e Zvërnecit. Ai komentoi dhe veprimin e protestuesve dje, ku ndaluan dhe te selia e PD, ku protestuan. Berisha tha se ishte pro zbatimit të projektit, por brenda direktivave të BE, nëse plotësohen kushtet.
Mes të tjerash ai tha se nuk mund të bëhet pjesë e një proteste dhe të marrë padrejtësisht autorësinë, pasi do të ishte jo normale.
“Kjo është kohë e ngarkuar, ku skandalet rrokullisin njëri-tjetrin. Ai që kur është gjendur në dosjen Balluku, ai nuk shkel më në Kuvend që nga votimi i imunitetit të Belindës. Ai duhet të ishte duke dhënë shpjegime atyre dhjetëra mijëra qytetarëve, që bashkohen në një emërues të përbashkët për transparencë. Transparenca është detyrim absolut i qytetarëve. Ky mendon se duke u fshehur, duke u larguar, siç e patë bëra dhe një denoncim për antimitingun në Vlorë. Ky është akt i mirëfilltë stalinist dhe diktatorial. E kërkoj me urgjencë anulimin. Dekoratat e turpit i ndanë pardje. PD do të ketë përgjigjet e veta për antimitingun e Ramës në Vlorë. Çdo protestues ka të drejtë të thotë çtë dojë, por natyrisht nga protestuesit dhe opozitarët e opozitës, këta të fundit janë shërbëtorë të qeverisë.
Çdo qytetar i lirë ka të drejtë që të hedh sloganin që do. Kurse tipat e stisur si opozitë e opozitës, ata janë mjerim i politikës. Do të flas në Kuvend kur të më vijë radha pas disa orësh. Dallimi është në këtë rast, ai dallim që ekziston mes natës dhe ditës. Nëse ne mbrojmë tezën që në përputhje me direktivën europiane, që kam besim të plotë se kjo direktivë plotëson kërkesat e mjedisit, nëse hapat bëhen në përputhje me direktivën europiane, mendoj se janë hapa të drejta. Direktivat për mjedisin të BE janë të detyrueshme. Si për vendet anëtare, por dhe ato që ecin drejt anëtarësimit. Nëse ka një gjë këtu që e ka të qartë për çdo shqiptar, më mënyrë absolute transparenca është zero. Kur është për mu, imagjino për qytetarin. Më është dashur të bëjë shumë punë për të mësuar mbi projektin. Diferenca është e madhe, pasi të ndërtosh në përputhje me kushtet ekologjike, nëse këto tregues lejojnë zhvillimin, atëherë mund ta bësh. Projekti duhet të zhvillohet në kushtet e respektimit të mjedisit. Respektojmë të drejtën e çdo qytetari për protestë. Por nuk jemi ata ne që të marrim protestën e tjetrit, atë se bëjmë kurrë, ka një moral. E nisën ata që e nisën. Nuk i marrim kujt autorësinë, se kjo është amorale. Nëse ai shkon dhe i bën antimiting në Vlorë, atëherë do të përballet me ne, se do të kalohet vija e kuqe.”, tha ai.
