Në ditën e 102 të protestës, një protestuese pati një thirrje të veçantë ndaj SPAK-ut.
Ajo i bëri thirrje SPAK-ut, që ta arrestojë Edi Ramën. Protestuesja theksoi se Arben Ahmetaj ka renditur saktë akuza ndaj Ramës dhe qeverisë së tij të korruptuar dhe se SPAK duhet që të veprojë.
Protestuesja nënvizoi se Rama ka shitur Shqipërinë. I bëri thirrje dhe presidentit amerikan Donald Trump, që të ndihmojë që të çlirojë vendin tonë.
Protestuesja: I bëj thirrje SPAK-ut, pse nuk e arrestoni Edi Ramën? Arben Ahmetaj foli qartë, që këta e kanë shitur Shqipërinë. Vetëm unë kam qëndruar në Shqipëri nga motrat e mia se të tjerat kanë ikur jashtë vendit, sepse këtu janë arratisur të gjithë. Unë kam qenë dhe do jem në Shqipëri, sepse tokat e mia do i mbroj me gjak.
Zoti Trump, hajde arrestoje Edi Ramën, që ta shpëtosh Shqipërinë. Bëj që populli shqiptar të ketë dinjitet. Ndihmoje popullin shqiptar që ta heqim këtë Palloshin e gjatë. Çliroje popullin shqiptar zoti Trump.
